Për ne

Një shoqatë e ngritur nga prindërit.

Të gjithë anëtarët e shoqatës janë prindër të cilët kanë fëmijë me fibrozë cistike.

Historiku

Që nga viti 2015 në krah të familjeve me FC

Shoqata për Personat e Prekur me Fibrozë Cistike, është organizatë jo-qeveritare e formuar me 2015 dhe e cila ka për qëllim përfaqësim të personave me fibrozë cistike në Kosovë. Shoqata ka për qëllim që të sigurojë të drejtat e personave me fibrozë cistike në Kosovë, të kërkojë qasje në barna për secilin person dhe t’u mundësojë jetë sa më stabile.

Të gjithë anëtarët e shoqatës janë prindër të cilët kanë fëmijë me fibrozë cistike.

Anëtarët e shoqatës
01

Misioni

Përmirësimi i jetës së personave me fibrozë cistike dhe ngritja e vetëdijës dhe përhapja e njohurive në lidhje me trajtimin dhe menaxhimin e fibrozës cistike në Kosovë.

02

Vizioni

Të gjithë pacientët e lindur me fibrozë cistike që jetojnë në Kosovë të kenë kujdes cilësor, qasje në barna dhe pajisje që zgjasin jetëgjatësinë e tyre dhe cilësinë e jetës.

Si punojmë

Vetëdijësim dhe mbledhje fondesh

Për të përmbushur misionin dhe qëllimet e saj, organizata jonë organizon aktivitete të ndryshme për të rritur vetëdijësimin e shoqërisë dhe për mbledhjen e fondeve, kryesisht përmes:

Kontribuo edhe ti
  • Granteve nga donatorë
  • Partnerëve
  • Aktiviteteve sportive: gara vrapimi, ndeshje basketbolli e futbolli, ndeshje humanitare
  • Aktiviteteve kulturore, përfshirë koncerte humanitare dhe festivale
  • Pagesës së anëtarësisë në shoqatë
  • Donatorëve në internet (rrjete sociale, faqe në internet etj.)
  • Shitjes së produkteve të ndryshme (p.sh. ankande)
  • Ngjarjeve mjekësore dhe shkencore

Bordi

Njerëzit pas shoqatës

Atdhe Rama
Atdhe RamaKoordinator
Lindita Leti
Lindita LetiAnëtare
Yllka Leti
Yllka LetiAnëtare
Ismet Jahiri
Ismet Jahiri
Ylfete Jahiri
Ylfete Jahiri
Hysen Hyseni
Hysen Hyseni
Vlora Vatovci
Vlora Vatovci
Berat Çmega
Berat Çmega
Alberinë Tahiraj
Alberinë Tahiraj

Bëhu frymëmarrja e dikujt.

Një donacion, sado i vogël, i jep një fëmije me fibrozë cistike edhe një ditë trajtim pa ndërprerje.