Muaji maj, muaji i vetëdijësimit të Fibrozës Cistike
Siç dihet, fibroza cistike, është një sëmundje e lindur metabolike, që trajtohet por nuk shërohet. Prandaj, trajtohen vetëm simptomat – mushkëritë e mbushura me sekret…
Lexo më shumëShoqata për Personat me Fibrozë Cistike · Kosovë
Fibroza cistike trajtohet, por nuk shërohet. Në Kosovë familjet paguajnë vetë mbi 1000 € në muaj për barnat që u mbajnë fëmijët gjallë. Bashkë mund ta ndryshojmë këtë.
Kush jemi ne
Shoqata për Personat e Prekur me Fibrozë Cistike, është organizatë jo-qeveritare e formuar me 2015 dhe e cila ka për qëllim përfaqësim të personave me fibrozë cistike në Kosovë.
Përmirësimi i jetës së personave me fibrozë cistike dhe ngritja e vetëdijës dhe përhapja e njohurive në lidhje me trajtimin dhe menaxhimin e fibrozës cistike në Kosovë.
Të gjithë pacientët e lindur me fibrozë cistike që jetojnë në Kosovë të kenë kujdes cilësor, qasje në barna dhe pajisje që zgjasin jetëgjatësinë e tyre dhe cilësinë e jetës.
Nëse fëmija është mirë, arsyeja është mjekimi dhe kujdesi që merr. Fizioterapia dhe enzimat nuk guxojnë të ndërpriten asnjëherë.
— Shoqata për Personat me Fibrozë Cistike në Kosovë
Ndikimi juaj
Terapia e përditshme nuk mund të anashkalohet. Çdo kontribut ndihmon një familje ta vazhdojë trajtimin pa ndërprerje.
Pa enzima pankreatike ushqimi nuk tretet. Fëmijët me FC i marrin me çdo ushqim, çdo ditë.
Pastrimi i mushkërive nga sekreti i trashë bëhet 1–4 herë në ditë, gjatë gjithë jetës.
Infeksionet e mushkërive kërkojnë trajtim të shpejtë, ndërsa vitaminat e tretshme në yndyra janë të domosdoshme.
Fushata, materiale edukative dhe aktivitete që e bëjnë FC të njohur për familjet, mjekët dhe shoqërinë.
Materiale edukative
Të rejat
Siç dihet, fibroza cistike, është një sëmundje e lindur metabolike, që trajtohet por nuk shërohet. Prandaj, trajtohen vetëm simptomat – mushkëritë e mbushura me sekret…
Lexo më shumëSot po fillon Final 8 Osa Termosistem Kupa e Kosoves ne Basketboll. Edhe kesaj here ne bashkepunim me Basketball Federation of Kosovo dhe Klubi Basketbollit Rahoveci do te behet…
Lexo më shumëGaleria
Një donacion, sado i vogël, i jep një fëmije me fibrozë cistike edhe një ditë trajtim pa ndërprerje.